Homazh për Claudio Abbado, dirigjentin italian, me famë botërore


Bashkim
Bashkim Paçuku
Këngëtar i Operas

Nga pamundësia për të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në Milano, dedikuar Zotit Claudio Abbado, po e bëj këtë nëpërmes gazetës ILLYRIA

Në shenjë respekti për mësuesin tim mjeshtrin e madh Claudio Abbado, më lejoni të shfaq nderimet e mia të fundit për ndihmën dhe përkushtimin që më ofroi gjatë vitëve 1984 dhe 1985 në La Scala të Milanos kur unë specializova brenda saj në Qendrën për Perfeksionimin e Artistëve Lirik (të Operas), formuar nga Arturo Toscanini pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllimin fisnik, për të zgjedhur këngëtarët e rinj më të talentuar nga mbarë bota duke mishëruar kështu me në Bel Canto-n Moderne.

Pata fatin e madh që me vetë-iniciativë dhe pa ndihmën e askujt të pranohem në La Scala duke fituar bursën e Ministrisë së Kulturës Italiane, si këngëtari i parë në historinë e këngëtareve lirik Shqiptar duke hapur kështu dyert e saj. Privilegji im i vecantë ishte që në këtë kohë Maestro Claudio Abbado udhëhiqte në La Scala si drejtor muzikor gjeneral.

Claudio Abbado ishte i njohur si rrallë kush më parë për të punuar me muzicientët e rinj me përkushtim të theksuar e me dedikim të pa kompromis për të na mbushur me energjinë e tij artistike bashkë me vetëdijen e etikës profesionale.

Puna dhe ekspertiza e tij mbikqyrëse nga pozita e drejtorit muzikor gjeneral në gjithë proçesin e vazhdës sime dhe mbi qasjen e mjeshtërve të tjerë të qendrës në të, për gdhendjen dhe vendosjen në zërin tim të çdo note muzikore të repertorit, u bë kapital që la gjurmë të pashlyeshme në vijimin e rrugës sime të mëtejme profesionale. Dorën e tij edhe më drejtperdrejt si ekspert i veprave të Giuseppe Verdit dhe, më saktësisht në operën "Rigoletto" ku unë interpretoj rolin e Dukës, mund ta dëgjoni në web-faqen time oficiale www.BashkimPacuku.com. Patjetër që edhe ndikimi i karakterit të tij i papërkulshëm është evident.

Artikullin e më poshtëm e kam përkthyer nga Anglishtja botuar më 20 Janar 2014 në "The New York Times" dhe, përpiluar nga Allan Kozinn.

Claudio Abbado, dirigjent interpretimet e rafinuara prej një repertori të gjërë simfonik dhe operistik bënë që ai të fitojë drejtimin e disave prej institucioneve muzikore më të respektuara të botës duke përfshirë La Scala-n, Orkestrën Simfonike të Londrës, Operën Shtetërore te Vienës, dhe Filharmoninë e Berlinit, ndërroi jetë të hënën në shtepinë e tij në Bolonja të Italisë në moshën 80-vjeçare.

Raffaela Grimaudo, zëdhënësja e zyrës së kryebashkiakut të Bolonjës, njoftoi për vdekjen pa dhënë specifikat e shkakut, duke thënë që erdhi pas një sëmundje të gjatë.

Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano duke dhënë homazhet e tij deklaroi se Zoti Abbado "e ka nderuar traditën madhështore muzikore të vendit tonë në Europe dhe në mbarë botën."

Zoti Abbado ishte i njohur për drejtimin udhëzues dhe muzikalitetin e performancave të tij. Ai thuajse gjithmonë dirigjonte përmendësh, duke insistuar se po të përdorte partiturën do të thoshte që ai nuk e dinte punën në mënyre adekuate.

Ai ishte interpretues i veçantë lirik i Mahler-it, gjuhën e pasur emocionale të të cilit ai e kishte absorbuar që në kohën si student në Vienë. Por ai ishte gjithashtu dirigjent i dalluar i Mozart-it, Bethoven-it, dhe Shubert-it dhe, ai kishte prirje-nuhatëse për muzikën simfonike ruse.

Duke komentuar koncertin e Bethoven-it të shfaqur nga Filharmonia e Berlinit në New York City më 2001 Bernard Holland shkruajti në "The New York Times": "Për më tepër -muzika e interpretuar me performancë kërkon përafrime të ndryshme për të mbijetuar, dhe Zoti Abbado e kishte të vetin. Së pari, çdo tingull për t'u bë i vlefshëm duhet të jetë i bukur. Sipërfaqet e arshpra të Bethoven-it janë të limuara dhe të vezulluara deri në shkëlqim. Fshirja-pastruese e vijës melodike fiton rrëndesi mbi qartësinë absolute të zërit të brendshëm."

Në shtëpinë operistike, repertori i Zotit Abbado ishte ngjashmërisht i gjërë: Ai bëni debunë profesionale më 1958 në Trieste me "Dashuria për Tre Portokallet", të Prokofijevit dhe ka pasur sukses me produksionet e Musorgskit "Boris Godunov" dhe "Kovanshçina." Repertori i tij bashkangjet Mozart-in dhe Vagner-in por specialitetet e tija ishin Rossini dhe Verdi, veprën e të cilëve ai e performoi me respekt për artistrinë që ata mishërojnë dhe personifikojnë në vend të mënyrës showmanship (thjeshtë prezantuese) që ata mund ta lejojnë, gjë të cilën ai nuk e pëlqente.

Sikurse dirigjentët e tjerë të operas, të cilët erdhën në moshën pas Luftës së Dytë Botërore, ai preferonte të performojë Verdin dhe Romantikët e tjerë Italianë sipas edicioneve moderne shkollaristike, ku sipas traditave të shtëpive operistike notat e larta dekoruese patën qenë eliminuar dhe materiali që ishte shkëputur u restaurua. Nga mesi i vitit 1970, për shembëll, ai filloi të prezantojë të restauruar, versionin pesë-orësh të operës "Don Carlos" të Verdit. Dhe me performancën e tij të vitit 1984 në Festivalin e Pesaros (bashkë me incizimet që pasuan) për veprën e humbur për një kohë të gjatë të Rossinit "Il Viaggio a Reims" ai ndihmoi që kjo vepër të gjejë vendin në repertor.

Muzika kontemporane (bashkëkohore) ishte pranë zemrës së Zotit Abbado gjithashtu. Ai ruajti dashurinë për muzikën e Shoenberg-ut, Berg-ut, të Luigi Nano-s, Krysztof Penderecki-t, Goffredo Patressi-t, Karlheinz Stockhausen-it, Pierre Boulez-it, Luigi Dallapiccola-s, dhe Giacomo Manzoni-it.

Vepra e Zotit Manzoni "Atomtod" – një pjesë kjo e shfaqur dhe interpretuar krejtësisht në errësirë – ishte nji sukses i hershëm për Zotin Abbado kur ai e dirigjoi atë në festivalin e Salsburg-ut më 1965 dhe, pastaj dha premierat dhe bëni regjistrimet e para edhe të disa punimeve tjera moderne. Pasi ai u bë drejtor gjeneral i muzikës së Vienës në vitin 1987, njëri nga projektet e tij të para ishte për të themeluar Festivalin Modern të Vienës.

Ishte një shenjë krenarie për Zotin Abbado që ai asnjiherë nuk kërkoi aktivisht për të fituar drejtorsinë muzikore të ndonjë orkestere. Por, drejtorsia erdhi në drejtim të tij në njerën apo në një mënyrë tjetër..

Më 1980, gjërësisht u raportua se Simfonia e Chicago-s e zgjodhi até për ta zavendësuar George Solti-n më 1982. Nuk ndodhi në atë mënyrë; Solti qëndroi në podium për edhe disa vjet të tjera. Por, më 1982 Zoti Abbado u emërua dirigjent kryesor-mysafir në Chicago, pozitë të cilën ai e mbajti deri më 1985.

Më 1989, ai ishte përsëri kandidat për orkestrën kulminante Amerikane, the New York Philharmonic (Filharmonia e New York-ut), ku ai me parë në karierën e tij të hërshme ka qenë si dirigjent asistent. Pikërisht në kohën kur bisedimet sapo kishin arritur në pikën kur ishte raportuar që për Zotin Abbado të gjejnë një apartment në Manhattan, Filharmonia e Berlin-it e emëroi até për të trashëguar Herbert Von Karajan-in si drejtor muzikor i saj. Ai e mbajti atë pozicion deri më 2002.

Në intervista, Zoti Abbado ka qenë shpeshë i matur dhe konçis. Por ai kishte opinione të forta mbi shumë subjekte, dhe kur ai ndjehej komod do i diskutonte ato me të njejtën mënyrë analitike, inteligjente, me mendimin e kjarët që ai e pruri tek të bëmunit e tij muzikë. Rreth marrdhënjeve në mes politikes dhe artit, përshembëll, ai i tha intervistuesit të Times-it:

"Cdo njeri në jetën e tij duhet të marri një pozicion. Kur njerëzit thonë, 'Oh, ai është një muzicient, përse ai duhet të flasi për politikë?' Kjo është një gjë jo e mençur. Unë mbajta një koncert kundër fashizmit në Itali në La Scala. Ndodhi gjatë kohës së zgjedhjeve, dhe fashishtët në atë kohë ishin shumë të fuqishëm. Në Itali, opozita kundrejt fashizmit është komunizmi, por kjo nuk është siç është në Amerikë.

"Unë për veten time, megjithatë, nuk i përkas asnjë partie. Unë votova për Komunizmin thjeshtë sepse ata ishin kundershtarët e fashistëve. Por unë nuk dakordohem as me kumunizmin Italian e as me komunizmin Rus. Mbi shumë gjëra via ime është shumë e qartë. Unë jam për lirinë. Çdo gjë që nuk është për lirinë unë protestoj."

Zoti Abbado ishte lindur në Milano me 26 Qershor, 1933, në një familje që rrënjët e saja gjurmojnë pas deri në shekulllin e 13. Babai i tij, Michelangelo, ishte violinist dhe profesor në konservitorin Giuseppe Verdi në Milano; vëllau i tij i madh, Marcello, u bë drejtor i kësaj shkolle.

Claudio i filloi studimet e tija muzikore në violinë dhe piano me prindërit e tij në moshën 8 vjeçare. Por ai shpejt u bë i dukshëm në podium. Momenti vendosmërisht i rëndësishëm, tha ai, erdhi gjatë performimit të "Nokturneve" të Debussy-së me orkestrën e La Scala-s. Ai mëtej u ndje i inkurajuar në kohën kur Leonard Bernstein erdhi më 1949 në Milano për të dirigjuar një performancë në të cilën babai i Zotit Abbado ishte solist në violinë. Sipas asaj që është thënë, Berstein-i i ka thënë muziktarit të ri se ai posedonte "sytë e një dirigjenti."

Që kur ishte student i konservatorit në Milano, Zoti Abbado shpenzoi kohën e verës duke studjuar me Friedrich Gulda në Festivalin e Salzburg-ut më 1955, dhe me Alceo Galliera si dhe me Carlo Zecchi në Akademinë Chigiana, ne Sienë, të Italisë më 1956 dhe 1957.

Në Siena ai u miqësua me dy studentë tjerë të konservatorit, Zubin Mehta dhe Daniel Barenboim, të cilët do të vazhdonin në karierat e tyre si dirigjentë të dalluar veç e veç. Zoti Mehta e bindi Zotin Abbado për t'iu bashkuar atij si studentë të Hans Swarowsky-t në Akademinë e Vienës, më 1958, pastaj të dy bashkë shkuan në qendrën muzikore Berkshire në Tangelwood, SHBA, ku Zoti Abbado fitoi çmimin Koussevtzky për dirigjentët e rinj.

Po të njejtin vit në Itali, Zoti Abbado iu bashkua fakultetit të Konservatorit të Parmës si instruktor i muzikës së dhomës (kamertale). Ishte poashtu viti 1958 kur ai bëni debunë e tij si dirigjent i operas në Trieste. Ai debutoi në La Scala me 1960 në një concert me veprat e Alessandro Scarlatti-t për nder të treqindvjetorit të kompozitorit. Ai gjithashtu organizoi orkestërn e tij kamertale, Solisti di Milano.

Më 1963, ai konkuroi në garat ndërkombëtare për dirigjentët e rinj "Dimitri Mitropoulos" dhe fitoi që për nji vit të jetë asistent i Leonard Bernstein-it pranë Filharmonise se New York-ut. Kjo pozitë nuk i dha mundësi për shumë performanca, por Zoti Abbado me tu kthyer në Europë, karriera e tij morri hov. Performanca e vitit 1965 me Orkestrën e RAI-t në Berlin e solli atë në vëmendjen e Karajanit, i cili e ftoi atë të dirigjojë Simfoninë No2 të Mahlerit po atë verë në festivalin e Salsburgut dhe, kështu rregulloi per atë Debutimin me Filharmonine e Berlinit më 1966.

Zoti Abbado u emerua drejtor muzikor në La Scala me 1968 dhe e mbajti këtë pozitë deri më 1986, vit ky, kur ai u bë drejtor muzikor i Operas Shteterore të Vienës. Ai poashtu bëni debutimet në Covent Garden dhe në Metropolitan Opera më 1968, në të dyja këto me produksionin e operes "Don Carlos."

Me 1971, ai u caktua dirigjent i përhershëm i Filharmonise së Vienës dhe dirigjent mysafir principal i Simfonisë së Londrës. Ai u bë dirigjent principal (kryesor) i kësaj orkestre, duke zëvendësuar André Previn-in më 1979 dhe, ishte drejtor muzikor i saj prej vitit 1983 deri më 1988.

Audienca amerikane filimisht e pa Zotin Abbado kur ai pati nje turné me orkestrën Europiane të cilën ai e drejtonte. Edhe pse kishte thënë që ai admironte të luajturit orkestrale amerikane ai dirigjoi vetëm aq orkestra amerikane sa që mund te numërohen me gishtat e dorës, kryesisht Orkestrën e Filadelfisë, Simfoninë e Chicago-s, Orkestrën e Kleveland-it, dhe Filharmoninë e New York-ut.

Zoti Abbado ishte entuziast për të punuar me muzicientët e rinj. Më 1978 ai themeloi orkestrën e komunitetit të të rinjve Europian për muzicientët e moshes 14 deri në 20 vjeçare dhe udhëtoi përmes turnéve disa herë me të. Kur disa nga muzicientët e orkestrës e kaluan kufirin e moshës së përcaktuar dhe vendosën të formojnë një orkestër të re, Orkestrën Kamertale të Europës, Zoti Abbado u nënshkrua si këshilltar artistik dhe dirigjent frekuentes i saj.

Ai ishte ndërtues i orkestrave me prodhim të pasur. Ai formoi Orkestren e të Rinjve Gustav Mahler më 1986 dhe, më 1997 bashkë me anëtarët e mëhershëm të atij ansambli themuluan Orkestrën Kamertale të Mahler-it, një ansembël për turné. Më 1992, ai bashkë-themeloi projektin Berlin Encounters (të takuarit e rastit të Berlin-it), projekt ky i cili i bashkoi muzicientët e rinj dhe ata me përvojë. Më 2003, themeloi Orkestrën e Festivalit të Lucerne-it, me instrumentistë nga Orkestra Kamertale e Mahler-it që loznin si bërthama e saj.

Në mesin e shumë nderimeve për Zotin Abbado ishin Gran Croce, nderi qytetar më i lartë i Italisë, dhe Legjioni i Nderit nga Franca.

Gushtin e fundit, ai u zgjodh nga Presidenti Napolitano Senator për tërë jetën.

Të hënën në orën 6 të mbrëmjes, në kujtim të Zotit Abbado nga La Scala u tha që Orkestra nën dirigjimin e Zotit Barenboim do të interpretojë kohën-Marshi Funeral nga Simfonia e Tretë e Bethoven-it në sallën përderisa do jetë e shprazët, duke lënë dyert e hapura dhe, do të bëhet transmetimi përmes Radio Televizionit në Piazza della Scala.

Zotit Abbado nuk i pelqenin dhe ishin të pa vlera dekoratat zbukururese moderne për karierën e dirigjentit, të sforcuara dhe të shtyra nga media. Sa komunikativ që ishte sjellja e tij në podium, kur hynte dhe dilte nga skena ishte i ngathët. Duke e shpjeguar këtë në intervistën e vitit 1973, ai e krahësoi vehten e tij me dirigjentin Hans Knappertsbusch, i cili e kishte për zakon t'i refuzojë thirrjet para perdeve.

"Unë kam qenë në një mënyrë diç i tillë " tha ai. "Tani unë gjej kohën të jem më me politesë. Shikoni, mua më pëlqen reagimi i audiencës dhe do isha i pasinqertë po të mos e them atë, por akoma më vjen turp të përkulem. Unë nuk jam një showman (prezantues)."

*Gaia Pianigiani kontribuoi duke raportuar nga Roma.


sami repishti says:

02/03/2014 - 11:36 AM

Z. Bashkim Paçuku
Falenderimet e mia ma te mira per kete shkrim mirenjohes per mesuesin tuej te madh. Kjo spjegon pjeserisht edhe suksesin tand ne fushen e Bel Canto-s italiane. JU duhet te çmoheni nga te gjithe ata qe te njohin si kangetar dhe si njeri per punen tuej te vlefshme gjate karrieres suej te lavdishme. Ju lumte!


Besnik Cani says:

02/21/2014 - 2:21 AM

Z Pacuku!
Pershtypja e pare qe mu krijua sapo lexova shkrimin Tuaj koncis per Prof.Abbado ishte "gjuha" e juaj per artin e te shkruajturit,pra thjesht, embel,bindes,argumentues dhe mbi te gjitha ……Shqip,nje shqipe pa ngarkesa,fjale te pakuptueshme,me salce,mustarde etj.Kjo eshte e rendesishme per te gjithe neve qe te lexuam sepse duke mos u dalluar fare ne te shkrojtur origjinen Tuaj (shqiptaret e Mqedonise) shkrin pa dashje kufijte e hapesires shqiptare,shkruan nje gjuhe(shqipen) te paster gjithmone nje njeri i paster dhe i lire.

Pershtypja e dyte me vjen nga perkthimi prej Anglishtes ne Shqip,nga "New-York Times"….nga artikullshrojtesi Kozinn etj etj……perkthim i persosur,pra te krijohet ideja sikur keni jetuar gjithe jeten Tuaj si perkthyes,qe ne te vertete as ky nuk eshte profesioni juaj.Tjeter pershtypje,luani disa vegla muzikore,kompozoni,dirigjoni,korigjoni,kendoni kenge popullore,te lehta shpiptare dhe te huaja,ballada,kantata,opera,shruani si gazetar dhe puplicist profesionist,thjesht,dlire pa mllef,pa ofeza….dhe mbi te gjitha pa bukeshkalesi.Eshte nje mesazh i thjeshte por shume kuptimplote shkrimi Juaj z.Pacuku,sepse shpreh mirenjohjen tende per Ish Prof.Abbadi,per cka ka bere Ai per pasionin dhe talentin tuaj,nje mesazh i tille qe na percillet edhe neve qe ndoshta se kishim njohur fare ose shume pak Profesorin,pikerisht ketu qendron dhe merita e juaj z.Pacuku sepse edhe pse jeni vete Profesor prej kaq dekadash ….prap Ju e konsideroni per nder dhe honor qe keni qene student i Prof. Abbadios,pse jo student i perjetshem karshi ketyre Profesoresh.

Nuk me mbetet gje tjeter z. Pacuku ..vetem t'ju uroj shendet qe mos t'ju thahet kurre melani(per te shkrojtur) dhe zeri (per te kenduar)….Tung.


Hysen Cifligu says:

04/05/2014 - 2:31 AM

Ti dhe Toka

Njerezit nuk u krijuan per te qene njesoj. Cdo njeri ndryshon ne karakter dhe secili ndryshe pasqyron vetveten ne cdo hap qe merr. Keshtu, kur dikush ec i shkujdesur ku ta nxjerre rruga pa u vene fare ne siklet, dikush tjeter ben perzgjedhjen e duhur dhe me bukuri fisnike ec ne rrugen e vet. Thene me fjale te tjera, njerezit jane si yjet ne hapesire ku cdo njeri ose eshte planet, ose eshte satelit i nje planeti te caktuar, dhe askush nuk eshte i barabarte. Pa u bazuar ne fjalen popullore "Ku dhemb dhembi vete gjuha" (njeriu eshte pjese e Tokes), Toka, ky planeti yne i dashur permban vlerat e vecanta si asnje planet tjeter i njohur deri me sot, permban jeten e cdo gjallese me gjithe larmine e saj, dhe keshtu meriton te respektohet maksimalisht nga perfaqesuesi i krijesave te gjalla te saj qe eshte njeriu. Toka nuk kerkon asgje, ajo eshte e plotesuar, dhe si e tille, ajo meriton te themi fjalet me te mira, por edhe te mos duam t'i themi ato, asnje fjale qe anon nga e keqja s'mund te themi per Token kur shikojme si vallezon jeta ne te qe porsa lind Dielli e deri kur perendon. Toka permban cilesi, vlere, virtyt…Ajo i sherben jetes si nje nene e thjeshte qe s'ankohet kurre. Une kam nderin qe shpreh fjale nga zemra per te perbashketen tone,Token.

Ne rrugen tende z. Bashkim Pacuku, ti ngjason me Token (secili ne madhesine dhe funksionin e vet). Ti linde dhe u rrite ne Dibren tende te paharuar ne nje familje me te vertete fisnike, dhe ece perpara duke realizuar ne menyre kulmore (ashtu si Toka realizoi vetveten) endren tende te jetes si nje tenor me se i suksesshem. I vure vetes detyre dhe e realizove ate. Mendoj se Dibra ndihet edhe me fisnike kur te shikon e te degjon ty, por edhe cdo shqiptar mendoj se ndihet mire kur shikon arritjet e tua. Ti punon e kendon nga zemra, ti flet e shkruan me zemer te hapur, ashtu si ne kete shkrim, homazh sa i thjeshte aq dhe i perkryer dedikuar profesorit tend te paharuar z. Abbado. Une nuk kam fjale te tjera ne kete koment; vazhdo si gjithmone te ecesh me bukuri fisnike ne rrugen qe fort bukur vete e ke zgjedhur ti, i thjeshti, i vullnetshmi, i palodhuri, i suksesshmi, tenori, profesori, ti dibrani Bashkim! Edhe Toka keshtu ben. Urime!

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  © 2004 Bashkim Paçuku, all rights reserved - info@bashkimpacuku.com